Ngacmimi i hundës nuk është thjesht i shëmtuar, por edhe i rrezikshëm

Një mënyrë e thjeshtë për të marrë epitaksi anteriore?

Lifestyle

15/09/2021 15:10

Ne i mësojmë fëmijët të mos e bëjnë këtë, pasi është jo higjenike dhe e shëmtuar për t’u parë.

Por, në të vërtet shumica e njerëzve nuk e shmang dot këtë gjë.

Të kruash hundën është një gjë krejt normale, e natyrshme – por ka kufijtë e saj se deri ku mund të shkojmë. Në një video në You Tube, Justin Cottle, drejtor laboratori në Institurin e Anatomisë Njerëzore në SHBA, flet më shumë në lidhje me këtë:

“Hunda është e butë dhe e hollë, por është edhe e fortë dhe e ngurtë. Kjo sepse përbëhet nga një kërc, specifikisht kërc hialin. Arsyeja kryesore pse hunda përbëhet nga një kërc dhe jo kockë, është se kjo i mundëson asaj të deformohet nën presion, duke zvogëluar rrezikun e lëndimit.”

Cottle gjithashtu shpjegon se kërci hialin mund të gjendet në të gjithë trupin, pasi është i mirë për zvogëlimin e fërkimit midis nyjeve. Në rastin e hundës, reduktimi i fërkimit është i dobishëm duke marrë parasysh sasinë e rrjedhës së ajrit.

Ai më pas tregon me hollësi se çfarë ndodh brenda hundës kur kemi gjakderdhje nga hunda – e njohur gjithashtu si epitaksi. Justin shpjegon se ka dy lloje gjakdershjesh: anterior, ku gjakderdhja ndodh në pjesën e përparme të hundës (të tilla janë rreth 90% e gjakderdhjeve të hundës) dhe të pasme.

Një mënyrë e thjeshtë për të marrë epitaksi anteriore?

-Të kruash shumë dhe shpesh hundën.

Sidoqoftë, bën sens që njerëzit ta bëjnë edhe këtë veprim. Ata “heqin pjesë të thara të mukusit që përmbajnë papastërti”, shprehet Cottle, por sidoqoftë duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mos e bëjmë në mënyrë shumë agresive. /Lajmi.net/