Ngacmim seksual dhe trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor në Podujevë, hetimet po vazhdojnë
Një rast i rëndë i ngacmimit seksual dhe trajtimit të pandërgjegjshëm mjekësor është raportuar në Podujevë, ku një grua kosovare ka denoncuar se është ngacmuar seksualisht nga një mashkull kosovar. Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja është raportuar më 22 shtator rreth orës 12:45. Viktima ka deklaruar se është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari, i cili…

Lajme
Një rast i rëndë i ngacmimit seksual dhe trajtimit të pandërgjegjshëm mjekësor është raportuar në Podujevë, ku një grua kosovare ka denoncuar se është ngacmuar seksualisht nga një mashkull kosovar.
Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja është raportuar më 22 shtator rreth orës 12:45.
Viktima ka deklaruar se është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari, i cili dyshohet se ka vepruar në mënyrë të papërshtatshme edhe në kuadër të një trajtimi mjekësor, raporton lajmi.net
Më datë 3 tetor 2025, i dyshuari është intervistuar nga organet kompetente. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet po vazhdojnë.
Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera për shkak të ndjeshmërisë së rastit, ndërsa rasti është cilësuar si “Sulm seksual dhe trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.