“Nga Zvicra në Prishtinë”-Osmani viziton kompaninë e shqiptarit nga Zvicra që zgjodhi Kosovën për investime

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, sot ka vizituar kompaninë “Numarics” me pronar Kristian Kabashin, mërgimtar nga Zvicra që zgjodhi Kosovën vend për investim. Osmani tha se kjo kompani ka rreth 3,500 klientë në Zvicër dhe është radhitur në top 10-shen e kompanive fintech në këtë shtet. Ndërsa puna e kësaj kompanie ka të bëj për…

Lajme

19/03/2024 19:51

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, sot ka vizituar kompaninë “Numarics” me pronar Kristian Kabashin, mërgimtar nga Zvicra që zgjodhi Kosovën vend për investim.

Osmani tha se kjo kompani ka rreth 3,500 klientë në Zvicër dhe është radhitur në top 10-shen e kompanive fintech në këtë shtet.

Ndërsa puna e kësaj kompanie ka të bëj për kursim buxheti dhe dinamizëm në punë.

“Nga Zvicra në Prishtinë, një tregim fantastik i Krisit dhe kompanisë së tij “Numarics”.

Kjo kompani ka rreth 3,500 klientë në Zvicër dhe është radhitur në top 10-shen e kompanive fintech në këtë shtet.

“Numarics”, është mundësi për kursim buxheti dhe dinamizëm në punë. Kompanitë sikurse kjo janë motivim për rininë tonë dhe inkurajim që Kosovën ta shohin si vend ku mund ta realizojnë potencialin dhe ta shpërfaqin kreativitetin e tyre.” -ka shkruar Osmani në “Facebook”. /Lajmi.net/