Nga zëdhënës i Qeverisë, Kryeziu emërohet zëvendësministër i parë i Arsimit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Përparim Kryeziun në pozitën e zëvendësministrit të parë të Arsimit dhe Shkencës. Kryeziu, i cili gjatë mandatit të kaluar ka ushtruar detyrën e zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, tashmë do të marrë përgjegjësi të reja në kuadër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Me këtë rast,…
Lajme
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Përparim Kryeziun në pozitën e zëvendësministrit të parë të Arsimit dhe Shkencës.
Kryeziu, i cili gjatë mandatit të kaluar ka ushtruar detyrën e zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, tashmë do të marrë përgjegjësi të reja në kuadër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Me këtë rast, kryeministri Kurti e uroi Kryeziun për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive dhe angazhimeve në funksion të avancimit të sektorit të arsimit dhe shkencës në vend. /Lajmi.net/