Nga Vetëvendosje hedhin video ku thonë se janë blerë helikopterët “Black Hock”- por Kosova s’e ka asnjë të tillë

Lëvizja Vetëvendosje sot ka publikuar një video, ku krenohet me “realizimet” e Qeverisë Kurti II në këto katër vite. Në sektorin e mbrojtjes, aty përmenden veprimet që janë ndërmarr në armatosjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ndër të tjera, aty pretendohet se Kosova ka blerë nga ShBA-ja edhe helikopter “Black Hock”, ndonëse deri me…

Lajme

25/03/2025 12:42

Lëvizja Vetëvendosje sot ka publikuar një video, ku krenohet me “realizimet” e Qeverisë Kurti II në këto katër vite.

Në sektorin e mbrojtjes, aty përmenden veprimet që janë ndërmarr në armatosjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ndër të tjera, aty pretendohet se Kosova ka blerë nga ShBA-ja edhe helikopter “Black Hock”, ndonëse deri me tani Kosova nuk e ka blerë asnjë helikopter të tillë.

“Investuam në Forcat e Sigurisë si asnjëherë më parë, duke trefishuar buxhetin, katërfishuar trajnimet, duke blerë sistem modern të armatimit si dronë bajraktar, sistem antitank javelin, helikopterët Black Hock dhe tash po ndërtojmë fabrikën e municionit”, thuhet në videon e publikuar nga VV-ja.

VIDEO