Nga trafiku te linjat hekurudhore, Merkur Beqiri zbulon vizionin e tij për Prishtinën

Merkur Beqiri, kandidat për kryetar të Prishtinës nga Alternativa, ka ndarë vizionin e tij në rast se del fitues në zgjedhjet komunale të 12 tetorit. Ai tha se fokusi i tij është zgjidhja e trafikut, por edhe funksionimi i shërbimeve publike, si mbledhja e mbeturinave. “Duhet të fokusohemi në zgjidhjen e trafikut, një ndër elementet…

Lajme

06/10/2025 21:19

Merkur Beqiri, kandidat për kryetar të Prishtinës nga Alternativa, ka ndarë vizionin e tij në rast se del fitues në zgjedhjet komunale të 12 tetorit.

Ai tha se fokusi i tij është zgjidhja e trafikut, por edhe funksionimi i shërbimeve publike, si mbledhja e mbeturinave.

“Duhet të fokusohemi në zgjidhjen e trafikut, një ndër elementet që duhet me urgjencë me u shiku, dhe më pastaj është funksionimi i shërbimeve publike, pra këtu hyjnë mbledhja e mbeturinave por edhe të gjitha shërbimet tjera, si përshembull ndriçimi dhe të tjera”.

“Udhërrëfyesi ynë programit tonë është që ta shndërrojmë Prishtinën në qytetin më të jetueshëm në Ballkanin Perëndimor dhe ta fusim në listën e 100 qyteteve më të banueshme në botë”.

Më tej, Beqiri tha se në plan ka krijimin e një linje hekurudhore prej aeroportit deri në Fushë Kosovë.

“Duhet të bashkëpunohet me Ministrinë e Transportit që të krijohet një linjë hekurudhore, prej aeroportit dhe plani është i miratuar vetëm duhet të zbatohet, prej aeroportit deri në Fushë Kosovë, dhe kjo të kombinohet me linjë të re të bazuar në autobusë elektrikë”, tha ai në Klan Kosova.