Nga sulmi i gabuar i NATO-s në Afganistan, vriten 3 e zhduken 30 persona
Tre mjekë të organizatës "Mjekët pa Kufij" kanë mbetur të vrarë nga një bombardim ndaj spitalit të Kunduz, qytet afgan nën kontrollin e talibanëve, që prej disa ditësh është shndërruar në arenë luftimesh me forcat e sigurisë së qeverisë, ku 30 persona të tjerë rezultojnë të humbur.

Bota
Sipas informacioneve të para, bombardimi në spitalin e Kunduz është një sulm i gabuar i avionëve të NATO-s, shkruan agjencia e lajmeve Pajhwok.
Forcat amerikane kanë bërë një sulm ajror natën e kaluar mbi qytetin e Kunduzit, që “mund të ketë shkaktuar dëme të mëdha të një ndërtesese mjekësorë në qytet”, thotë një zëdhënës i forcave amerikane në Afganistan, koloneli Brian Tribus.
Talibanët kanë dënuar “sulmin e egër” nga ana e forcave amerikane mbi një spital civil në Kunduz City, ku “janë martirizuar dhjetëra mjekë, infermierë dhe pacientë”. (TopChannel).