Nga sot, transporti publik dhe privat në Prishtinë do të paguhet me kilometër

Të gjithë operatorët e transportit publik dhe privat në Komunën e Prishtinës, nga sot do të paguhen me kilometër. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i shoqatës “Uni-Trans”, Izet Smajli. Vendimi është çuar përpara nga vet Smajli dhe asamblisti i PDK-së, Leotrim Retkoceri, të cilët kanë kërkuar unifikim më të përafruar të çmimeve të…

Lajme

01/01/2025 17:07

Të gjithë operatorët e transportit publik dhe privat në Komunën e Prishtinës, nga sot do të paguhen me kilometër.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i shoqatës “Uni-Trans”, Izet Smajli.

Vendimi është çuar përpara nga vet Smajli dhe asamblisti i PDK-së, Leotrim Retkoceri, të cilët kanë kërkuar unifikim më të përafruar të çmimeve të transportit.

“Biletat ditore prej 0.80€ dhe biletat mujore do të pranohen nga të gjitha kompanitë, përfshirë Trafikun Urban dhe operatorët privatë. Po ashtu, kategoritë që janë të liruara nga pagesat do të pranohen nga të gjitha kompanitë, përfshirë edhe ato private”, ka deklaruar Smajli.