Nga sot, hapet afati kalimtar në Itali

Nga data e sotme, klubet nga Serie A do mund të transferojnë lojtarët e ri, në kuadër të afatit kalimtar të janarit.

Sport

04/01/2021 13:13

Afati i transferimit i Serie A në janar hapet sot me 4 janar dhe vazhdon deri më 1 shkurt. Atalanta dhe Cagliari kanë bërë tashmë nënshkrimet e tyre të para në dimër.

Klubet e Serie A mund të transferojnë lojtarë të rinj duke filluar nga sot. Atalanta tashmë ka siguruar shërbimet e mbrojtësit të Genk, Joakim Maehle i cili është transferuar në Bergamo për 10 milionë euro. Ai është nënshkrimi i parë dimëror i një klubi të Serie A.

Afati kalimtar dimëror në Itali mbyllet të hënën 1 shkurt në orën 20:00, transmeton lajmi.net.

Sipas raporteve në Itali, Juventus do të kërkojë të nënshkruajë një sulmues të ri me kosto të ulët për të mbështetur Alvaro Morata, ndërsa Interi nuk do të jetë në gjendje të bëjë transfere të reja nëse nuk shesin disa nga lojtarët e tyre.

Radja Nainggolan tashmë është bashkuar me Cagliari në huazim deri në fund të sezonit dhe Christian Eriksen spekulohet se kërkohet nga PSG, megjithëse një kthim në Premierligë është gjithashtu opsion i mundshëm.

“Nerazzurrët” gjithashtu kanë nevojë për një sulmues të ri dhe Gervinho i Parma thuhet se është një nga preferencat e klubit.

Milan ka nevojë për një qendërmbrojtës të ri dhe, ndoshta, një sulmues, ndërsa Roma do të kërkojë të shesë gjashtë lojtarë dhe të nënshkruajë të paktën një sulmues të ri, spekulohet se Stephan El Shaarawy, mund të rikthehet tek “Giallorossët”.

Napoli kërkon blerës për Arkadiusz Milik, por klubi napoletan kërkon një tarifë prej 15 dhe 18 milionë euro për të shitur sulmuesin polak. Marseille thuhet se ka bërë një ofertë zyrtare për të nënshkruar me ish-yllin e Ajax i cili është gjithashtu në radarët e Inter dhe Juventus./Lajmi.net/