Nga sot deri me 30 maj, do të mbahet testi “PISA 2025” – Do të marrin pjesë mbi 7 mijë nxënës

Sot në Kosovë ka filluar të mbahet testi “PISA 2025” dhe do të zgjas deri me 30 maj. Në lidhje me këtë ka njoftuar ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. Nagavci ka thënë se ky test do të zhvillohet në 239 shkolla të Kosovës, duke përfshirë rreth 7,300 nxënës pesëmbëdhjetëvjeçarë. Fokusin kryesor këtë herë e ka…

Lajme

12/05/2025 15:56

Sot në Kosovë ka filluar të mbahet testi “PISA 2025” dhe do të zgjas deri me 30 maj.

Në lidhje me këtë ka njoftuar ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Nagavci ka thënë se ky test do të zhvillohet në 239 shkolla të Kosovës, duke përfshirë rreth 7,300 nxënës pesëmbëdhjetëvjeçarë. Fokusin kryesor këtë herë e ka shkenca dhe mjedisi dhe do të realizohet tërësisht në mënyrë digjitale.

“Në funksion të një organizimi sa më të mirë, kemi caktuar koordinatorët, përgatitur udhëzuesit dhe ndërmarrë një sërë veprimesh përgatitore. Përgjatë katër viteve të fundit kemi qenë të përkushtuar në rritjen e cilësisë 📚 në arsim, duke reflektuar mbi gjetjet e mëparshme të testit PISA dhe duke vepruar konkretisht në disa drejtime:
✅Kemi promovuar barazinë në arsim, me bindjen se cilësia duhet të jetë e qasshme për të gjithë, pa dallim.
✅Kemi nxitur mendimin kritik, kreativitetin dhe vendimmarrjen e pavarur te nxënësit.
✅Kemi digjitalizuar një sërë procesesh në sistemin arsimor, për t’iu përshtatur realitetit bashkëkohor.
✅Kemi rishikuar tekstet shkollore për t’i bërë më funksionale dhe më të përshtatshme për nevojat e nxënësve të sotëm.
✅Për herë të parë, kemi ndarë me shkollat rezultatet e testimit të kaluar, duke mundësuar reflektim dhe adresim më të mirë të sfidave.
✅Kemi organizuar vizita në shkolla dhe kemi mbajtur konferencën “Ndikimi i PISA-s në informimin e politikave arsimore në Kosovë” – një moment kyç për reflektim dhe veprim konkret përpara testimit të këtij viti”, ka shkruar Nagavci.
Ajo ka vizituar gjimnazin “Hamëz Jashari” në Skënderaj, për të parë nga afër procesin e testimit.
Njoftimi i plotë i Nagavcit: