Nga sot 500 euro për lehonat, Kurti: Janë ekzekutuar shtesat me vlerë të re
Nga sot janë ekzekutuar shtesat për lehonat me vlerën e re prej 500 euro. Kështu ka bërë të ditur kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook. “Morëm vendim që të mos prisnim korrikun, kur paga minimale bëhet 500 euro, në mënyrë që edhe shtesat për nënat lehona të rriten në…
Lajme
Nga sot janë ekzekutuar shtesat për lehonat me vlerën e re prej 500 euro.
Kështu ka bërë të ditur kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook.
“Morëm vendim që të mos prisnim korrikun, kur paga minimale bëhet 500 euro, në mënyrë që edhe shtesat për nënat lehona të rriten në të njëjtën vlerë”, ka shkruar Kurti.
Ai ka bërë të ditur se pagesat janë ekzekutuar, por mund të ketë vonesa deri sa mjetet të reflektohen në llogaritë bankare të përfituesve.
“Meqenëse pagesa është ekzekutuar me sesionin e fundit bankar, mund të marrë pak kohë derisa mjetet të reflektohen në llogarinë e secilit”, ka shtuar ai.
Në fund, Kurti ka uruar nënat dhe familjet për përfitimin e ri: “I gëzofshin të gjitha nënat dhe familjet”. /Lajmi.net/