Nga Salah, te Shaqiri, kush janë lojtarët që ndër vite janë krahasuar me Messin?

Nuk kanë kaluar vite në futboll pa u shfaqur një lojtar i ri, loja e të cilit krahasohej me atë të Lionel Messit.

Sport

07/05/2019 16:31

Ylli argjentinas, pesë herë fitues i Topit të Artë, cilësohet si futbollisti më i madh i të gjitha kohërave.

Të krahasuarit me të, ka bërë që shumë lojtarë të cilësohen me perspektiv për të ardhmen, por  janë nevojitur pak vite, që ata lojtarë të ‘ndajnë’ rrugët me Lionel Messin.

Një ‘Lionel Messi’ i ri është cilësuar edhe Bojan Krkic, ish lojtar i Barcelonës, për të vazhduar me Gerard Deulofeu dhe Alen Halilovic, shkruan lajmi.net.

‘Shpërthimi’ i Mohamed Salah, ka bërë që ylli i Liverpoolit të merr epitetin e ‘Messit egjiptian’, ndërsa në Zvicër, futbollistin me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri, po ashtu i kanë dhënë një epitet të tillë.

Këtij epiteti, nuk ka mundur t’i ikë as Edon Zhegrova, talenti i Kosovës, i cili ditë më parë deklaroi se ai nuk është Lionel Messi, por është vetvetja, Edon Zhegrova.

Se cilët lojtarë janë krahasuar me Lionel Messin ndër vite, mund ta mësoni në pjesën e mëposhtme./Lajmi.net/

Bojan Krkic – “Messi i ri”

Gerard Deulofeu – “Messi katalan”

Alen Halilovic – “Messi kroat”

Mohamed Salah – “Messi egjiptian”

Marko Marin – “Messi gjerman”

Egy Maulana Vikri – “Messi i Indonezisë”

Xherdan Shaqiri – “Messi zviceran” 

Edon Zhegrova – “Messi i Kosovës”