Nga rrezet e dëmshme të furrës së thonjve tek dëmtimi i tyre – Cilat janë mite dhe cilat të vërteta

Ata nuk kanë mushkëri. Ata nuk kanë nevojë të marrin frymë...

Lifestyle

15/07/2021 10:39

Mit: Llambat e furrës së thonjve prodhojnë rreze të dëmshme UV.

Gënjeshtër: Për të tharë një manikyr me xhel, duhet të vendosni duart tuaja brenda një llambë UV për rreth 30 sekonda për njërën dorë por mos lejoni që kjo të ju bëjë të ndiheni  të frikësuar për shkak të atyre çfarë mund të keni dëgjuar

“Sasia e ekspozimit në ultraviolet që merrni gjatë një manikyri është ekuivalente me ekspozimin ultraviolet që merrni gjatë rrugës për në dyqan”, thotë Kandalec. “Kështu që mos e dramatizoni.”

Por nëse ende ndiheni të pasigurt ose të shqetësuar, thjesht vendosni krem mbrojtës dielli në duart tuaja.

Miti: Prerja e kutikulave mund të bëjë që ato të rriten më shpejt.

E vërtetë

Po, është e vërtetë. Por nuk është domosdoshmërisht një gjë “e keqe”, për sa kohë që nuk po bëni ndonjë dëm në zonën tuaj të thonjve.

Mit: Thonjtë tuaj duhet të marrin frymë midis manikyrëve.

Gënjeshtër

Vëmendje, vëmendje – ky është një nga mitet më të zakonshëm të thonjve, dhe ne jemi këtu për t’ju thënë se është absolutisht i rremë.

“Ata nuk kanë mushkëri. Ata nuk kanë nevojë të marrin frymë,” thotë Kandalec. “Për sa kohë që thoi juaj është i shëndetshme, ju jeni mirë”. /Lajmi.net/