Nga “Rama s’ka të drejtë të flasë as për të shkuarën as për të ardhme e Kosovës” tek “panelisti i zgjedhur” i Abdixhikut

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Fondacioni “Ibrahim Rugova” organizuan dje një konferencë ndërkombëtare të quajtur “Rugova dhe Perëndimi”. Kjo konferencë u thirr pikërisht në 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës. Kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku ndër të tjerash ishte ai që hapi këtë konferencë. Por ajo që çuditi shumë ishte padyshim prania e Edi…

Lajme

11/06/2024 11:26

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Fondacioni “Ibrahim Rugova” organizuan dje një konferencë ndërkombëtare të quajtur “Rugova dhe Perëndimi”.

Kjo konferencë u thirr pikërisht në 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku ndër të tjerash ishte ai që hapi këtë konferencë.

Por ajo që çuditi shumë ishte padyshim prania e Edi Ramës, në panelin pjesëmarrës për të folur për figurën e Ibrahim Rugovës, ish-presidentit historik të Kosovës.

Abdixhiku ishte një nga kritikët e mëdhenj të Edi Ramës. Madje ishte pikërisht Abdixhiku i cili thoshte se as Edi Rama e as Shqipëria nuk kanë të drejtë të flasin për pajtueshmëri serbo-shqiptare.

Madje duke mos e lënë me kaq, Abdixhiku pati thënë se Rama nuk ka as autorizim as kredibilitet e as të drejtë të falë, flasë e pajtohet për Kosovën; as për të ardhmen, as për të ardhmen dhe më pak për të shkuarën shqiptaro-serbe në Kosovë.

Pavarësisht gjithë këtyre kritikave, Abdixhiku duartrokiste dje Ramën kur ai fliste pikërisht për të kaluarën, Kosovën, sfidat e luftës e Rugovën.

Madje ai dukej tejet i afërt me Ramën, duke harruar gjithçka që publikisht kishte thënë për të.

Siç duket Abdixhiku ka ndryshuar qëndrim për Edi Ramën, pasi tani ai ishte ideali për panelin që duhej të flisnin për Rugovën./Lajmi.net/