Nga pushimet, Alban Ramosaj e nisi ditën me foto nga vaska

Alban Ramosaj uroi fansat për ditë të mbarë me një fotografi nga vaska.

ShowBiz

15/01/2020 09:16

Alban Ramosaj këto ditë po shijon pushimet në Bali të Indonezisë, shkruan lajmi.net.

Këngëtari, në pushime është bashkë me Endrit Mertirin dhe Aurela Hoxhën, ndërsa po shijojnë çdo moment në maksimum.

Ditën e sotme, ai e nisi me një fotografi nga vaska, teksa po relaksohej larg angazhimeve të përditshme.

Mirmëngjes. Kur ka qenë hera e fundit që keni kaluar një moment të qetë thjesht duke bërë asgjë – thjesht duke u ulur dhe duke parë detin, ose duke shikuar erën që fryn gjethet e pemës, apo valët që gërryejn në një pellg ose një flak qiriu të ndezur? #paqe ☮️“, ka shkruar Albani. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B7VHbocpDNU/