Nga përspektiva e shoferit: Kështu është të vozitësh një Lamborghini 310 km në orë

Përgjatë javëve kur qarkullimi i automjeteve ishte në masë të ulët, janë parë shofer duke e ngasur makinën në shpejtësi marramënedëse.

Auto & Tek

03/06/2020 17:29

Ndër rastet më ekstreme është incizuar nga një pronar i një Audi RS6 Avant, i icli incizioi vetën duke arritur në një shpejtësi prej 310 km në orë në një autostradë në Britani të Madhe, shkruan Car Buzz, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, në Gjermani nuk ekziston ndonjë kufi shpejtësie në autoban. Për ta dëshmuar këtë, një pronar i një veture Lamborghini Aventador Roadster ka incizuar vetën duke çuar shpejtësinë në treshifror.

Pamjet e siguruara nga përspektiva e pronarit tregojnë momentin e furisë në shpejtësi të makinës luksoze në një autoban të famshëm.

Roadster nuk ka asnjë problem të arrijë 312 km / orë, siç shihet në video. /Lajmi.net/

YouTube player