Nga nesër në lokale vetëm me dëshmi të vaksinimit apo testit negativ
Nga data 27 shtator, sektorit të gastronomisë do të iu lejohet shfrytëzimi i hapësirave të brendshme.

Lajme
E për të hyrë brenda, klientëve do të iu kërkohet dëshmia e vaksinimit kundër COVID-19, testi negativ apo ai serologjik.
Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se verifikimi është i lejueshëm edhe përmes formës elektronike, përmes QR kodit.
Ky vendim i Qeverisë, po mirëpritet nga vetë gastronomët të cilët tashmë i kanë bërë përgatitjet e nevojshme.