Nga nesër hapet Galeria Kombëtare, në sallë lejohen veç 2-3 persona

Nga nesër 19.05.2020, Galeria Kombëtare e Kosovës do të hapet për publikun.

ShowBiz

18/05/2020 14:16

Orari i vizitave do të jetë i njejtë sikurse në të kaluarën:

E marte – premte nga ora 10:00 deri në 18:00
E shtune dhe diele nga 10:00 deri në 17:00
E hëne – mbyllur

Vizitorët do të udhëzohen nga kujdestari i sallës për numrin e personave që mund të hyjnë në sallë i cili është 2-3 persona për sallë.

Dy ekspozitat e ndërprera për shkak të pandemisë të cilat do të hapen tani janë:

Salla 1: Burim Gashi / Heshtje e rëndë
Salla 2: World Press Photo Exhibition 2019. /Lajmi.net/