Nga nafta te buka, Gërxhaliu: Kriza botërore përbën shqetësim të madh edhe në Kosovë
Në Kosovë çmimet e konsumit kanë shënuar rritje prej 7,5%, duke rënduar edhe më shumë jetën e familjeve kosovare. Ndërkohë, alarmi vjen edhe nga OKB-ja, e cila ka paralajmëruar për një krizë të re globale ushqimore, ku miliona njerëz mund të përballen me uri ekstreme. Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, tha se nëse një vend…
Lajme
Në Kosovë çmimet e konsumit kanë shënuar rritje prej 7,5%, duke rënduar edhe më shumë jetën e familjeve kosovare.
Ndërkohë, alarmi vjen edhe nga OKB-ja, e cila ka paralajmëruar për një krizë të re globale ushqimore, ku miliona njerëz mund të përballen me uri ekstreme.
Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, tha se nëse një vend nuk garanton hapësirë të të mbjellave për ushqim për vitet e ardhshme, atëherë, sipas tij, kjo përbën shqetësim të madh.
“Po e them me plot përgjegjësi se sot në botë nuk vlejnë më rregullat e ofertës dhe kërkesës, shumë më tepër kemi gjeostrategji, gjeopolitik, që po e ngufatin ekonominë. E njëjta gjë është kjo që po ndodh në Ngushticën e Hormuzit. Nuk është vetëm ngritja e çmimit të naftës problem, është kostoja e transportit për shumë mallra, është kufizimi i lëvizjes. Në qoftë se kemi vonesa në transportin për shembull të plehrave të bujqësisë, dhe nuk kemi hapësirë të mjaftueshme të mbjellë që duhet të garantojë ushqim për vitet e ardhshme, vërtetë duhet të jetë shqetësuese”, tha ai në klankosova.