Nga ministër i financave në “jurist”, Murati: Dorëheqja si akt është konsumuar me vetë përfundimin e mandatit me 23 mars
Deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Hekuran Murati komentuar zhvillimet e fundit politike pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Murati ka thënë të mërkurën se “jemi në territor të pa shkelur”, kur u pyet sa i përket konstitutimit të Kuvendit. Ministri në detyrë i Financave, gjatë një konference për media pas mbledhjes së…

Lajme
Deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Hekuran Murati komentuar zhvillimet e fundit politike pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Murati ka thënë të mërkurën se “jemi në territor të pa shkelur”, kur u pyet sa i përket konstitutimit të Kuvendit.
Ministri në detyrë i Financave, gjatë një konference për media pas mbledhjes së Qeverisë në detyrë, tha se synimi Vetëvendosjes ka thënë se para krijimit të qeverisë së re “është ngërçi që ndodhi dje në kuvend”.
“Ju ishit dëshmitar të asaj qe ndodhi ditën e djeshme. Kjo nënkupton refuzim të pranimit të rezultateve të certifikuara. Se si shkohet tutje mbetët të shihet në vazhdim. Dehari ka paralajmëruar qe do i drejtohet presidentes. Jemi në territor të pa shkelur, sepse një gjë e tillë nuk ka ndodhur më herët. Synimi ynë është që të sigurohemi qe vendi ka institucionet e veta”, tha ai.
Po ashtu Murati është pyetur sot se me kënd do ta formojë qeverisë e re, Vetëvendosje.
“Pyetjet që po shtrohen duhet të kemi parasysh që a bazohen në ndonjë ligj, në kushtetutë apo janë vetëm interpretime të momentit. Pra kur thuhet pse nuk është dhënë dorëheqja, pse po kërkohet apo si e parasheh ligji. Nëse i referohemi ligjit për qeverinë e shohim që, në nenin 28 ku flitet për përfundimin e mandatit të qeverisë. Paragrafi 1, nënparagrafi 1.1 thotë Mandati i qeverisë përfundon në përfundimin e mandatit 4 vjeçar të Kuvendit, pra e kemi datën 23 mars kur ka përfunduar mandati katër vjeçar i kuvendit, ajo është data kur përfundon mandati i Qeverisë. Shkojmë tutje, një paragraf që s’po përmendet, apo s’kanë arritur ta lexojnë ata që po flasin për këtë temë – është neni 31 i ligjit, thotë kufizimet e qeverisë në dorëheqje. Paragrafi 5 thotë kësisoj, i këtij neni, kufizimet e përcaktuara në këtë nen vlejnë edhe për qeverinë në situatën siç përcaktohet në nën 21, deri në zgjedhjen e Qeverisë së re. Pra funksionet e qeverisë në dorëheqje i kryhen me automatizëm i përshkruhen sipas paragrafit 5, qeverisë e cila e ka përfunduar mandatin. Dorëheqja si akt është konsumuar me vetë përfundimin e mandatit me 23 mars. Nenit të 26 të cilit shpeshherë po i referohen disa, do të vlente vetëm në rastin kur: Zgjedhjet janë mbajtur me 9 shkurt, KQZ do të ishte me e shpejt dhe me efektive në numërimin e votave dhe certifikimi i rezultateve do të bëhej me datën 20 mars, do të thotë me datën 20 mars, qeveria ka qenë me mandat të plotë, ende pa i skadu mandati, në atë rast do të duhej të jepte dorëheqje’’, ka thënë ai.
Raporti i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve të zgjedhur nuk ka kaluar të martën ku pritej të konstituohet Kuvendi. Kjo edhe u bë shkak edhe i dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës, punimet e së cilës u pezulluan.