Nga Man United – Tottenham, te Milan e Juventus, këto përballje zhvillohen sot

Sot (e shtunë) do zhvillohen disa sfida shumë interesante në kuadër të Premierligës, Bundesligas dhe Seria A.

Sport

12/03/2022 08:14

Derbi më i madh do jetë në Premierligë, ku Manchester United është nikoqir i Tottenhamit, sfidë që nis në ora 18:30.

Liverpoolin e pret një ndeshje e lehtë në ‘letër’ në udhëtim te Brighton me fillim nga ora 13:30.

Ndërsa, Bayern Munich do zhvillojë përballjen si mysafir i Hoffenheim me fillim nga 15:30.

Ndeshje interesante do ketë edhe në Seria A, ku AC Milan është nikoqir i Empolit të Nedim Bajramit, derisa Juventus është mysafir i Sampdorias./Lajmi.net/