Nga Kuvendi në Qeveri, Kurti mezi shihet nga truprojat -bëhet sikur nuk dëgjon pyetjet e gazetarëve

Kryeministri në detyrë, njëherësh deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti ka vendosur që sërish të mos deklarohet për media në lidhje me dështimin e seancës konstituive. Kurti është bërë sikur nuk po dëgjon, e ka vazhduar të flasë me Besnik Bislimin derisa u largua nga Kuvendi në drejtim të Qeverisë. Pavarësisht se…

Lajme

17/04/2025 14:35

Kryeministri në detyrë, njëherësh deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti ka vendosur që sërish të mos deklarohet për media në lidhje me dështimin e seancës konstituive.

Kurti është bërë sikur nuk po dëgjon, e ka vazhduar të flasë me Besnik Bislimin derisa u largua nga Kuvendi në drejtim të Qeverisë.

Pavarësisht se ishte bashkë me zëvendësin e tij, Kurti u kthye në zyrën e tij në Qeveri nga atje ku tha se dha dorëheqje ditë më parë e si shkak nisi edhe kundërshtimi për të mos u votuar raporti i komisionit për mandate dhe kuorum.

“A ish dashtë sot me i pas numrat?, pse nuk o votua sot”, ishin disa prej pyetjet e drejtuara tek Kurti.

Kurt i përcjellë nga dhjetëra zyrtarë policorë nga Mbrojtja e Afërt është përcjellur për tek objekti i Qeverisë./Lajmi.net/