Nga Kosova drejt Tiranës me motor, 33 vjeçari humb jetën në “Rrugën e Kombit” (Foto)

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në “Rrugën e Kombit”, pranë tunelit të Kalimashit, ku ka humbur jetën një i ri nga Kosova. Sipas informacioneve të para, shtetasi që udhëtonte me motor, ka humbur kontrollin mbi mjet dhe është përplasur me trafikndarësen.

Lajme

28/07/2017 11:01

Përplasja ka qenë fatale dhe 33-vjeçari ka marrë plagë të rënda duke humbur jetën pa mbërritur në spital.

Mësohet se i riu nga Kosova po vinte në Tiranë, ndersa policia nuk ka dhënë ende informacione mbi identitetin por po punon per zbardhjen e aksidentit.