Nga koha kur nuk kishin famë deri më sot, Kim kujton disa momente me motrat e vëllanë

Kim Kardashian ka hapur arkivat e fotografive.

ShowBiz

11/04/2020 08:31

Kim Kardashian me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Motrave e Vëllezërve, ka publikuar disa imazhe në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Ylli televiziv, me anë të atyre fotografive, kujtoi disa momente të bukura me familje, që nga koha kur nuk i njihte askush.

Në njërën prej fotove të realizuar disa vite më parë, Kim, Kourtney dhe Kendall ishin veshur njësoj.

Po ashtu, ajo publikoi edhe një foto të realizuar para periudhës së pandemisë, ku bashkë me motrat morën poza tejet provokuese.

Nuk mungoi as vëllai i tyre Rob Kardashian, të cilin e përfshiu në dy prej atyre fotografive, ndërsa në mbishkrim uroi për ditën e motrave e vëllezërve. /Lajmi.net/ 

https://www.instagram.com/p/B-0WP61AIAK/