Nga investim milionësh në problem për qytetarët: “Xhorxh Bush” pa zgjidhje
Vazhdimi i punimeve në Sheshi Xhorxh Bush po shkakton kaos të vazhdueshëm për qytetarët, duke krijuar vështirësi në qarkullim dhe duke rritur rrezikun për këmbësorët dhe automjetet. Zona, e cila është një ndër më të frekuentuarat në kryeqytet, është shndërruar në një pikë problematike për lëvizje, ndërsa mungesa e sinjalizimit të qartë dhe organizimit të…
Lajme
Vazhdimi i punimeve në Sheshi Xhorxh Bush po shkakton kaos të vazhdueshëm për qytetarët, duke krijuar vështirësi në qarkullim dhe duke rritur rrezikun për këmbësorët dhe automjetet.
Zona, e cila është një ndër më të frekuentuarat në kryeqytet, është shndërruar në një pikë problematike për lëvizje, ndërsa mungesa e sinjalizimit të qartë dhe organizimit të trafikut ka shtuar shqetësimet e qytetarëve.
Në anën tjetër, bizneset që operojnë përreth sheshit raportojnë humbje të mëdha financiare. Sipas tyre, qarkullimi i ulët i klientëve dhe vështirësia në qasje kanë bërë që të pësojnë deri në 70% rënie të fitimeve gjatë periudhës së punimeve.
“Situata është bërë e papërballueshme. Klientët nuk kanë ku të parkojnë dhe shmangin këtë zonë krejtësisht”, shprehet një nga pronarët e bizneseve në këtë pjesë, teksa thekson se do të ishte e drejtë që institucionet të marrin masa për t’i ndihmuar bizneset e prekura nga kjo situatë.
Pavarësisht shqetësimeve të vazhdueshme, nga Komuna e Prishtinës nuk ka ende një afat të qartë se kur pritet të përfundojë projekti, i cili kap vlerën e rreth 18 milionë eurove.
Mungesa e transparencës dhe vonesat në realizim po rrisin pakënaqësinë e qytetarëve dhe bizneseve, të cilët kërkojnë ndërhyrje urgjente dhe një plan konkret për përfundimin e punimeve sa më parë. /Lajmi.net/
Për më shumë, ndiqni videon e plotë: