Nga fitoja e sigurt deri jashtë garës për titull, Barcelona dhe Levante mbyllet me dramë

Levante ka arritur që të marrë një pikë ndaj Barcelonës në shtëpinë e tyre, duke barazuar 3-3.

Sport

11/05/2021 23:49

Lionel Messi hapi serinë e golave, duke shënuar një gol shumë të mirë në minutën e 25-të, raporton lajmi.net.

Pedri shënoi në portën e zbrazët në pjesën e parë, pas një asistimit të Ousmane Dembele.

Mirëpo, në pjesën e dytë skuadra e Levante u ‘zgjua’ nga gjumi duke shënuar 2 gola për 3 minuta.

Dembele edhe një herë tjetër u tregua vendimtar, duke rikthyer epërsinë e klubit, e cila nuk zgjati shumë.

Sergio Leon i dha epilogun përfundimtar duke shënuar për 3-3 dhe kësisoj duke e larguar nga gara për titull Barcelonën./Lajmi.net/