Nga fillimi i marsit, Inter do ndryshojë logon dhe emrin

Skuadra italiane Inter, nga fillimi i marsit, do ndryshojë emrin dhe logon e klubit.

Sport

18/01/2021 09:46

Sipas “LaGazzettadelloSport”, Inter do të ndryshojë logon dhe emrin në fillim të muajit mars. Arsyeja e ndrrimit të emrit të Inter thuhet të jetë qëllimi i ndërlidhjes së klubit me qytetin e Milanos, transmeton lajmi.net.

Nga fillimi i marsit, klubi do të quhet vetëm “Inter Milano”. I.M thuhet të jenë inicialet të cilat do paraqiten në logo.

Emri i plotë, “Football Club Internazionale Milano”, që tifozët e mbajnë me krenari.

Është një punë që është bërë që disa muaj, kur klubi ishte në fazën ekspansive ose të rritjes. Por pas vështirësive financiare, thuhet se BC Partners do blejnë një pjesë të Inter, sipas artikullit, çfarë do që të ndodhë me aksionet e klubit, Inter do të hyjë në një epokë të re.

Sipas artikullit, edhe sponsori do të ndryshohet, pas Pirellit, Evergrande është kandidati kryesor./Lajmi.net/