Nga “Fatmiri i kriminalitetit” në Fatmirin e stabilitetit – reagon Egzon Pacolli: Ky është morali i ri politik
Sekretari i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli, ka shkruar për atë që ai e quan “morali i ri politik” i Lëvizjes Vetëvendosje, ku sot shpresoi në votat e kreut të NISMA-s, Fatmir Limaj, për t’ia votuar kryeparlamentarin. Postimi: Kur karrigia vlen më shumë se parimi. Kur kërkohet nga…

Lajme
Sekretari i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli, ka shkruar për atë që ai e quan “morali i ri politik” i Lëvizjes Vetëvendosje, ku sot shpresoi në votat e kreut të NISMA-s, Fatmir Limaj, për t’ia votuar kryeparlamentarin.
Postimi:
Kur karrigia vlen më shumë se parimi.
Kur kërkohet nga “komandant homologimi” të bëhet shpëtimtari i Albulenës.
Albulena Haxhiu, që deri dje përmes burrit dhe kunatit e akuzonte Fatmir Limajn për korrupsion, tradhti dhe pazare me Listën Serbe, sot ka nevojë për votat e tij.
Nga “Fatmiri i kriminalitetit” në Fatmirin e stabilitetit!
Ky është morali i ri politik: përdor e shaj sot, lyp votë nesër.
Albulena të hënën përsëri 57 vota!