Nga ekipa mjekësore dhe produksioni merret vendimi për Einxhel se a do të rikthehet në “Big Brother VIP”

Ekipi mjekësor bashkë me produksionin e spektaklit kanë marr vendimin për moderatoren.

ShowBiz

29/01/2022 12:03

Einxhel Shkira ditën e djeshme pësoi një aksident duke thyer krahun dhe kështu iu desh t’i nënshtrohej një operacioni, shkruan lajmi.net.

Fatmirësisht, banorja e “Big Brother” ka kaluar mirë dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Lexo edhe:

https://lajmi.net/opinionisti-shqipar-thote-se-produksioni-injoroi-beatrixen/

Ndërkohë, produksioni ka njoftuar se Einxhel po rikuperohet dhe do të rikhehet në shtëpi për të vazhduar rrugëtimin e saj brenda shtëpisë.

Theksojmë se, banorët mbrëmë u deklaruan se janë të gatshëm për tu kujdesur për Einxhel çka do që i duhet asaj pasi vazhdon ta mbajë dorën e lidhur me fasho.

Ndryshe, Einxhel u rrëzua gjatë një loje që po realizonin bashkë me Ilirin./Lajmi.net/