Nga data 12 tetor në disa pika kufitare të Bashkimit Evropian do të nis zbatimi i sistemit EES- MPB me njoftim për qytetarët
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar qytetarët e Kosovës se, nga data 12 tetor 2025, do të nisë zbatimi i Sistemit të Hyrje/Daljes (Entry/Exit System – EES), në disa pika kufitare kryesore të Bashkimit Evropian. MPB tha se gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, ky sistem do të nisë së zbatuari gradualisht në të gjitha…

Lajme
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar qytetarët e Kosovës se, nga data 12 tetor 2025, do të nisë zbatimi i Sistemit të Hyrje/Daljes (Entry/Exit System – EES), në disa pika kufitare kryesore të Bashkimit Evropian.
MPB tha se gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, ky sistem do të nisë së zbatuari gradualisht në të gjitha pikat kufitare të BE-së.
“Entry/Exit System – EES, është një sistem biometrik i cili regjistron hyrjet dhe daljet e shtetasve të vendeve jo-anëtare të BE-së, duke mbledhur të dhëna: si shenjat e gishtërinjve dhe fotografi. Ky sistem synon përshpejtimin e kontrolleve kufitare dhe eliminimin e vulave në pasaportë”.
Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të monitorojë dhe informojë qytetarët për zhvillimet e mëtejshme lidhur me këtë proces./Lajmi.net/