Nga Barcelona drejt e në burg
Kandidati për president i Barcelonës, Jordi Majo beson se kreu i tanishëm Josep Maria Bartomeu “mund të përfundojë në burg”, pas akuzave për evazion fiskal në blerjen e sulmuesit Neymar.
Sport
Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu “mund të përfundojë në burg”, sipas kandidatit për kreun e klubit, Jordi Majo.
Bartomeu është në mesin e të akuzuarve për evazion fiskal në rastin e transferimit të sulmuesit Neymar nga Santos.
Dhe, Majo ka paralajmëruar se rizgjedhja e tij në detyrë do të ishte e rrezikshme për klubin.
“Në këtë shtet shumë njerëz nuk e kuptojnë se Bartomeu duhet të marrë përgjegjësi për atë që ndodhi. Ky është një president që mund të përfundojë në burg, dhe duhet të llogaritet edhe skenari më i keq”, u shpreh ai.