Nga “asnjë cent më shumë” në “asnjë cent se paguajmë”, kërkohet që protesta kundër shtrenjtimit të rrymës të shndërrohet në rezistencë

Analisti Astrit Gashi ka kërkuar rezistencë qytetare për të kundërshtuar shtrenjtimin e energjisë elektrike. Ai ka propozuar që protesta qytetare “asnjë cent më shumë” të kalojë në një nivel tjetër. Në profilin e tij në “Facebook”, Gashi ka shkruar se protesta duhet të shkojë në drejtimin që të mos paguhet fare rryma derisa të pezullohet…

Lajme

12/04/2025 08:35

Analisti Astrit Gashi ka kërkuar rezistencë qytetare për të kundërshtuar shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Ai ka propozuar që protesta qytetare “asnjë cent më shumë” të kalojë në një nivel tjetër.

Në profilin e tij në “Facebook”, Gashi ka shkruar se protesta duhet të shkojë në drejtimin që të mos paguhet fare rryma derisa të pezullohet vendimi i djeshëm.

“A jeni (jemi) gati me kalu nga “Asnje cent me shume” ne “Asnje cent se paguajme”?! Protesta duhet te shenderrohet ne rezistence. 16 perqindshi nuk kalon!”, ka shkruar Gashi.