Nga Anglia në Norvegji, futbollisti shqiptar afër marrëveshjes me Haugesund
Adrion Pajaziti, futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë në grupmoshat U21 është afër marrëveshjes me klubin nga Norvegjia, FK Haugesund. The Athletic shkruan se Pajaziti, i cili është pjesë e klubit anglez, Fulham – pritet të huazohet te skuadra nga Norvegjia, transmeton Lajmi.net 20-vjeçari i cili luan në pozitën e mesfushorit te Fulham U21, gjatë këtij…
Sport
Adrion Pajaziti, futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë në grupmoshat U21 është afër marrëveshjes me klubin nga Norvegjia, FK Haugesund.
The Athletic shkruan se Pajaziti, i cili është pjesë e klubit anglez, Fulham – pritet të huazohet te skuadra nga Norvegjia, transmeton Lajmi.net
20-vjeçari i cili luan në pozitën e mesfushorit te Fulham U21, gjatë këtij sezoni ka zhvilluar 15 paraqitje, ka shënuar tre gola dhe ka bërë një asist.
Pajaziti dikur ka qenë edhe pjesë e Kombëtares së Kosovës në grupmoshat U21, por ai është rikthyer sërish te fanella ‘kuqezi’, ku në tri ndeshje ka shënuar tri gola.
Skuadra ku po pretendohet se Pajaziti mund të shkojë si huazim, bën pjesë në elitën e parë të futbollit. Kujtojmë se atje ende s’ka filluar sezoni i ri 2023./Lajmi.net/
#FFC's Adrion Pajaziti could be headed to Norwegian top-flight side FK Haugesund on loan. Not finalised yet but close, Fulham would have a recall option. More in blog: https://t.co/CJ0RvHWwxb
— Peter Rutzler (@peterrutzler) February 23, 2023