Nga Amazon në Zoom, çfarë ndodhi në internet çdo minutë në vitin 2021
Një infografik i përvitshëm i Domo tregon se sa aktivitete zhvillohen çdo minutë dhe sasinë e të dhënave që gjenerohen nga përdoruesit
Auto & Tek
Në jetën tonë të përditshme, nuk mund të ndodhin shumë gjëra në një minutë. Por kur vlerësohet sasia e aktiviteteve në internet, kjo mund të jetë e jashtëzakonshme. S
ot numërohen rreth 5 miliardë përdorues të internetit në botë. Infografiku i përvitshëm i Domo tregon sasinë e aktiviteteve që ndodhin çdo minutë, si dhe sasinë e të dhënave që gjenerohen nga përdoruesit.
1 minutë në internet
Në zemër të aktivitetit dixhital në botë ka shërbime dhe aplikacione të përditshme që janë bërë pika referimi në jetën tonë. Së bashku këto prodhojnë sasi të paimagjinueshme të aktivitetit të përdoruesve dhe të dhëna të lidhura.
Disa shifra kyçe se çfarë ndodh në internet në një minutë:
Klientët e Amazon shpenzojnë 283.000 dollarë
12 milionë persona dërgojnë një iMessage
6 milionë persona bëjnë blerje online
Përdoruesit në Instacart shpenzojnë 67.000 dollarë
Përdoruesit e Slack dërgojnë 148.000 mesazhe
Microsoft Teams lidhin 100.000 përdorues
Përdoruesit e YouTube transmetojnë 694.000 video
Facebook Live merr 44 milionë shikime
Përdoruesit e Instagram ndajnë 65.000 foto
Përdoruesit e TikTok shikojnë 167 milionë video
Këto fakte tregojnë se kompanitë e mëdha teknologjike kanë ndikim të jashtëzakonshëm në jetën tonë, i cili po bëhet i vështirë për t’u shpërfillur dhe tërheq vëmendje gjithnjë e më të madhe të mediave dhe politikës. Dhe disa e shohin këtë vëmendje si një shpjegim i besueshëm se pse Facebook ndryshoi emrin– për t’u shkëputur nga ai proces i vjetër.
Një masë e prekshme e këtij ndikimi është sasia e madhe e të ardhurave që gjenerojnë kompanitë e Big Tech. Për të kuptuar më mirë këtë, mund të shikojmë aftësitë e Big Tech për gjenerimin e të ardhurave në një minutë:
Pjesa më e madhe e të ardhurave që gjenerojnë këto aksione elitare trilionë dollarëshe mund të gjurmohen në të gjithë aktivitetin në rrjetet dhe platformat e tyre të ndryshme. Me fjalë të tjera, 5.7 milionë kërkime në Google çdo minutë janë çelësi i 433,014 dollarëve nga shitjet në minutë.
Perspektiva e rritjes së internetit
Rrota e “Internet Minute” na ndihmon për të vënë në perspektivë edhe shkallën e shpejtë të përhapjes së internetit. Për shembull, në vitin 1993, në botë kishte vetëm 14 milionë përdorues të internetit. Sot, ka mbi 14 milionë vetëm në Kili. Sipas disa vlerësimeve, numri total i përdoruesve të internetit u rrit me 500 milionë në vitin 2021, rreth 11%, nga 4.5 miliardë në 2020.
Kjo rezulton në 950 përdorues të rinj në një minutë. Për më tepër, në afat të gjatë, me infrastrukturën e duhur, zona të caktuara brenda tregjeve në zhvillim mund të shënojnë rritje të fortë të numrit të qytetarëve të lidhur.
Ja se në cilat vende mund të vijë miliardëshi i ardhshëm i përdoruesve të internetit, në bazë të popullsisë që nuk ka një lidhje interneti.
Një masë e prekshme e këtij ndikimi është sasia e madhe e të ardhurave që gjenerojnë kompanitë e Big Tech. Për të kuptuar më mirë këtë, mund të shikojmë aftësitë e Big Tech për gjenerimin e të ardhurave në një minutë./Lajmi.net/