Nga aknet deri te rrudhat, ja pse nuk duhet ta lani fytyrën në dush

Dushet e gjata dhe të nxehta mund të heqin vajrat natyralë që i duhen lëkurës për të qëndruar të shëndetshme.

Lifestyle

20/09/2021 16:49

Sado e lehtë të jetë për ta hequr grimin gjatë dushit, kjo në fakt mund ta dëmtojë lëkurën tuaj. Lëkura në fytyrë është shumë më e ndjeshme se lëkura në trup, dhe nëse nuk ju pëlqen të bëni dush të ftohtë, është më mirë ta mbani fytyrën larg nga uji.

  1. Mund të përkeqësojë aknet.

Dushet e gjata dhe të nxehta mund të heqin vajrat natyralë që i duhen lëkurës për të qëndruar të shëndetshme. Nëse lëkura është e thatë, larja e fytyrës në dush mund ta përkeqësojë situatën. Aplikimi i një sasie më të madhe të kremit hidratues për të lehtësuar ndjesinë e thatësisë mund ta bëjë lëkurën të prekshme nga puçrrat dhe infeksionet e tjera të lëkurës.

  1. Mund të ndikojë në tonin e lëkurës.

Larja e fytyrës në dush mund ta bëjë lëkurën të duket e kuqërremtë. Uji i nxehtë shkakton zgjerimin e enëve të gjakut në fytyrë, gjë që mund të dëmtojë kapilarët e brishtë në faqet tuaja. Kjo, nga ana tjetër, mund të shkaktojë kapilarë të dukshëm tek faqet, një gjendje shumë e zakonshme e lëkurës.

  1. Mund të shkaktojë rrudha të parakohshme.

Me siguri keni vënë re se si gishtat tuaj mund të rrudhen pas një dushi të gjatë të nxehtë. Kjo ndodh sepse uji i nxehtë heq lagështinë nga lëkura dhe dëmton shtresën mbrojtëse të saj që ndihmon në bllokimin e  lagështisë. E njëjta gjë vlen edhe për lëkurën e fytyrës, e cila mund të plaket më shpejt nëse e ekspozoni rregullisht në ujë të nxehtë.

  1. Mund ta bëjë lëkurën e shëndetshme më të ndjeshme.

Uji i nxehtë mund të ndikojë negativisht në lëkurë, duke e bërë atë të thatë dhe të ndjeshme. Është më mirë të qëndroni larg dusheve të nxehta, veçanërisht gjatë muajve të thatë të dimrit kur lëkura është më e prekshme ndaj thatësisë dhe acarimit.

  1. Mund ta bëjë lëkurën të kruhet.

Shumë njerëz mendojnë se lëkura e tyre kruhet pas një dushi të gjatë. Ndjesia zgjat vetëm për një kohë të shkurtër. Por larja e fytyrës në dush të nxehtë rregullisht mund të bëjë që lëkura të kruhet vazhdimisht dhe madje të krijohen plasaritje apo të çara në të. /Lajmi.net/