Nga 23 dhjetori deri më 15 janar, zgjatet orari i shërbimeve deri në ora 18:00 në të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente – Punohet edhe të shtunën
Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftuar se është marrë vendim për zgjatjen e orarit të shërbimeve deri në ora 18:00, nga 23 dhjetori deri më 15 janar 2026, në të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente. Gjithashtu, dita e shtunë më 27 dhjetor 2025, do të jetë ditë pune…
Lajme
Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftuar se është marrë vendim për zgjatjen e orarit të shërbimeve deri në ora 18:00, nga 23 dhjetori deri më 15 janar 2026, në të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente.
Gjithashtu, dita e shtunë më 27 dhjetor 2025, do të jetë ditë pune dhe shërbimet do të ofrohen sipas të njëjtit orar të zgjatur.
Nga kjo Agjenci kanë thënë se ky vendim është marrë me qëllim të lehtësimit të qasjes në shërbime për qytetarët dhe bashkatdhetarët, duke marrë parasysh fluksin e shtuar gjatë festave të fundvitit dhe kthimit të bashkatdhetarëve në vendet e tyre.
“Agjencia për Regjistrim Civil, në koordinim me njësitë përkatëse në nivel lokal, ka ndërmarrë masat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi, duke siguruar ofrimin e shërbimeve cilësore me korrektësi dhe brenda afateve të përcaktuara me ligj. Agjencia e Regjistrimit Civil mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve sa më të qasshme dhe efikase për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/