Nga 15 qershori rinis transporti publik, Rama: Ndalohet kategorikisht rritja e çmimit të biletës
Transporti publik në vend do të rinisë nga 15 qershori. Lajmin e dhënë e pak ditë më parë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e ka konfirmuar edhe kryeministri Edi Rama.

Lajme
Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Rama tregon sesi do ta mbështesë qeveria këtë sektor, pas krizës së krijuar nga pandemia.
Postimi i plotë:
TË HËNËN 15 QERSHOR RINIS SHËRBIMI I TRANSPORTIT URBAN DHE NDËRURBAN, SIPAS PROTOKOLLIT TË MIRATUAR TË SIGURISË SHËNDETËSORE?
QEVERIA DO TA MBËSHTESË KËTË SEKTOR PËRMES:
-NJOHJES SI SHPENZIM TË ZBRITSHËM TË 100% TË KONSUMIT TË NAFTËS
-ZERO TAKSA DHE PO ASHTU ZERO TARIFA VENDORE DERI NË 31 DHJETOR 2020?
? BRENDA 2020 DO TË KRYHET REFORMA E PLOTË LIGJORE/FISKALE E SEKTORIT DHE NË 1 JANAR 2021 DO TË NISË ZBATIMI I SAJ ME BILETËN ELEKTRONIKE SI HAP I PARË
⛔️ NDALOHET KATEGORIKISHT RRITJA E ÇMIMIT TË BILETËS PËR QYTETARËT? /abcnews.al/