Nga 1 tetori nis vaksinimi kundër gripit sezonal

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare ka njoftuar se nga 1 tetori do të fillojë vaksinimin kundër gripit sezonal. Sipas njoftimit të QKMF-së, këtë shërbim qytetarët mund ta marrin në QMF-të më të afërta ku ka njësi të vaksinimit. “Me vete duhet të keni letërnjoftimin ose certifikatën e lindjes edhe për fëmijët e vegjël, për shkak…

Lajme

29/09/2025 13:30

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare ka njoftuar se nga 1 tetori do të fillojë vaksinimin kundër gripit sezonal.

Sipas njoftimit të QKMF-së, këtë shërbim qytetarët mund ta marrin në QMF-të më të afërta ku ka njësi të vaksinimit.

“Me vete duhet të keni letërnjoftimin ose certifikatën e lindjes edhe për fëmijët e vegjël, për shkak të regjistrimit të të dhënave në sistem”, thuhet tutje në njoftim.