Neziri i PDK-së: Duhet të merren inciativa për zhbërjen e Gjykatës Speciale
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Isak Neziri ka folur për Gjykatën Speciale dhe ish-krerët e UÇK-së, për të cilët tha se po mbahen padrejtësisht në paraburgim. Sipas tij, me ardhjen e PDK-së në pushtet, do të merren inciativa ligjore për zhbërjen e kësaj gjykate dhe kthimin e lufetarëve në vendlidnje. “Unë…
Lajme
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Isak Neziri ka folur për Gjykatën Speciale dhe ish-krerët e UÇK-së, për të cilët tha se po mbahen padrejtësisht në paraburgim.
Sipas tij, me ardhjen e PDK-së në pushtet, do të merren inciativa ligjore për zhbërjen e kësaj gjykate dhe kthimin e lufetarëve në vendlidnje.
“Unë kam pas mundësinë që t’i vizitojë ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Pas vizitës, mund të them që s’kam mundur për tri ditë të kthehem në gjendje normale. Ne si popull nuk dim se çfarë njerëz kem atje, nuk i kemi vlerësu dhe s’po i vlerësojmë sa duhet, kjo është për keqardhje. Shpresoj që Partia Demokratike e Kosovës nga 10 shkurti të marrë inciativë konkrete për zhbërjen e saj. Ka hapa konkrete dhe rrugë ligjore të mundur”, ka thënë Neziri në T7.