Nezir Kraki “nervozohet” keq me aktgjykim: Kushtetuesja e ka dhunuar disa herë Kushtetutën, kurse sot e ka dhunuar veten
Ngjashëm si edhe shumë deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje e Listës Guxo, është deklaruar edhe deputeti Nezir Kraki në lidhje me aktgjykimin e fundit të publikuar për bllokadën e krijuar në Kuvend. Kraki tha se Gjykata Kushtetuese e ka “dhunuar disa herë Kushtetutën”, kurse sipas tij “sot e ka dhunuar veten”. Ai thotë se Gjykata ‘nuk…

Lajme
Ngjashëm si edhe shumë deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje e Listës Guxo, është deklaruar edhe deputeti Nezir Kraki në lidhje me aktgjykimin e fundit të publikuar për bllokadën e krijuar në Kuvend.
Kraki tha se Gjykata Kushtetuese e ka “dhunuar disa herë Kushtetutën”, kurse sipas tij “sot e ka dhunuar veten”.
Ai thotë se Gjykata ‘nuk ka mision ta rishkruajë Kushtetutën’ dhe se këtë mund ta bëj vetëm Kuvendi, transmeton lajmi.net.
Kraki tha se normat kushtetuese nuk mund t’u përshtaten as partive as ambasadave.
Postimi i plotë:
Gjykata kushtetuese e ka dhunu disa here kushtetuten per interesat e bandave politike.
Sot paska vendos ta dhunoje edhe veten dhe nja 2 aktgjykime qe vet i ka nxjerre.
47 faqe heren e fundit sa per ta kriju nje lloj tranzicioni nga aktgjykimi i vitit 2014 ne kete te sotit duke e masakru frymen e Kushtetutes dhe duke shpik nene e rregulla qe NUK EKZISTOJNE.
Gjykata nuk ka mision me rishkru kushtetute. Ate mund ta beje veç Kuvendi.
Normat kushtetuese nuk mund t’u pershtaten as partive as ambasadave. Ato jane aty me u respektu e Gjykata eshte aty me u siguru qe ato norma respektohen./Lajmi.net/