Neymarit i nevojiten pak minuta për golin, pas rikthimit nga lëndimi
Ylli i Paris Saint Germain, Neymar Jr, është kthyer pas shumë kohësh në formacionin e skuadrës.
Sport
Ai po luan nga minuta e parë në ndeshjen finale të Kupës së Francës, kundër skuadrës së Rennes, shkruan lajmi.net.
Në vetëm 22 minuta lojë, braziliani ka regjistruar një asistim dhe ka shënuar një gol në epërsinë 0:2 të PSG.
Ishte fillimisht minuta e 13’ kur Neymar asistoi për golin e Daniel Alves, kurse në minutën e 22’, Neymar shënoi për 0:2.
Më poshtë lajmi.net ua përcjell golin e shënuar nga Neymar, në ndeshjen e tij të parë pas rikthimit nga lëndimi. /Lajmi.net/
GOOOOOOALZO, another stunning goal as Neymar Jr with a chip finish past Koubek. They win the ball back in midfield as Ben Arfa loses the ball and Di Maria with a slick assist to Neymar. Two great goals ? #PSGSRFC pic.twitter.com/LqeH8KQdp7
— footballnews (@footynews34) April 27, 2019