Neymar vrapon në ‘gips’

Neymar është në garë me kohën për të qenë gati për ballafaqimin e parë mes Barcelonës dhe Manchester Cityt në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve, por super ylli brazilian mund të mos jetë duke i ndihmuar vetes që të rikuperohet sa më shpejt. Ai është parë duke u munduar të vrapojë derisa këmba e…

Sport

21/01/2014 15:20

Neymar është në garë me kohën për të qenë gati për ballafaqimin e parë mes Barcelonës dhe Manchester Cityt në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve, por super ylli brazilian mund të mos jetë duke i ndihmuar vetes që të rikuperohet sa më shpejt.

Ai është parë duke u munduar të vrapojë derisa këmba e tij e djathtë është e mbuluar në mbrojtëse.

Në një video të shkurtër të publikuar nga motra e tij Rafaella në Instagram, Neymar duket në gjendje të mirë shpirtërore derisa është në gjendje të bëjë shaka, pavarësisht lëndimit që pësoi javën e kaluar.

Ai u rrëzua keq në nyjën e këmbës gjatë fitores së Barcelonës në Copa del Rey kundër Getafes dhe klubi ka njoftuar se sulmuesi do të mungojë për deri në katër javë.

21-vjeçari synon të rikthehet me kokë për takimin e parë me Cityn në Ligën e Kampionëve në Etihad më 18 shkurt.