Neymar stërvitet përpara ndeshjes me Koren: Ndihem mirë

Sulmuesi brazilian Neymar u rikthye në stërvitje të shtunën dy ditë para ndeshjes së 1/16 të Kupës së Botës të vendit të tij me Korenë e Jugut. Kishte frikë se Neymar mund të humbiste pjesën e mbetur të turneut në Katar pasi dëmtoi ligamentet në kyçin e tij të djathtë gjatë ndeshjes hapëse të Brazilit…

Sport

03/12/2022 23:07

Sulmuesi brazilian Neymar u rikthye në stërvitje të shtunën dy ditë para ndeshjes së 1/16 të Kupës së Botës të vendit të tij me Korenë e Jugut.

Kishte frikë se Neymar mund të humbiste pjesën e mbetur të turneut në Katar pasi dëmtoi ligamentet në kyçin e tij të djathtë gjatë ndeshjes hapëse të Brazilit kundër Serbisë.

Por 30-vjeçari duket se i ka dhënë pesë herë kampionëve një shtysë të madhe përpara ndeshjes së së hënës në ‘Stadium 974’.

“Ndihem mirë, e dija se do ta bëja tani”, ka thënë Neymar në një postim në rrjetet sociale.

Brazil – Kore e Jugut zhvillohet më pesë dhjetor, me fillim nga ora 20:00./Lajmi.net/