Neymar: Real apo Juventus?
Sulmuesi i Barcelonës, Neymar, nuk ka ndonjë preferencë mes Real Madridit dhe Juventusit, për kundërshtar në finalen e Ligës së Kampionëve.

Sport
Sulmuesi i Barcelonës, Neymar, i gëzohet kualifikimit të skuadrës së tij në finalen e Ligës së Kampionëve.
Por, ai nuk ka ndonjë preferencë mes Real Madridit dhe Juventusit për kundërshtar në Berlin.
“Jam shumë i lumtur për ndeshjen që kemi bërë dhe finalen e arritur”, deklaroi braziliani pas ndeshjes për “Sky Sport”.
“Real apo Juventus? Sinqerisht, nuk e precizoj asnjërën, dhe nuk na intereson se kundër kujt do të luajmë. I uroj fat të dyja skuadrave”, u shpreh ai.