Neymar pjesë e sezonit të katërt të “La Casa de Papel”
Neymar do të jetë pjesë e serialit “La Casa de Papel”.

ShowBiz
Futbollisti i njohur brazilian, Neymar, ka njoftuar se do të jetë pjesë e sezonit të katërt të “La Casa de Papel”, shkruan lajmi.net.
Prodhimi Spanjoll, i cili trajton temën e një bande hajdutësh gjatë disa vjedhjeve, theu rekordet e audiencës me sezonin e tretë, me më shumë se 34 milionë shikues e pritet që edhe sezoni i katërt ta ketë të njëjtin sukses.
Neymar është vetëm një nga emrat në listën e të famshëmve të infektuar nga ethet e “La casa de Papel”./Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/B1rHsrFATGt/?utm_source=ig_embed