Neymar në Real Madrid? Vjen reagimi i trajnerit të Barcelonës
Trajneri i Barcelonës nuk do të befasohej nëse në të ardhmen ish lojtari i skuadrës së tij, Neymar, i bashkohet Real Madridit.

Sport
Sulmuesi brazilian sipas thashethemeve të fundit, mund të rikthehet në La Liga, për t’iu bashkuar Real Madridit.
Një transferim i Neymarit te Real Madrid, nuk do të befasonte Valverden, pasi sot në futboll çdo gjë është e mundur.
“Nuk e di”, u përgjigj Valverde në pyetjen nëse Neymar do t’i bashkohej Realit.
“Ne e dimë se në futboll mund të ndodhë çdo gjë”, vazhdon trajneri i Barcelonës./Lajmi.net/