‘Neymar mund të bëhet më i mirë se Messi’

Legjenda braziliane, Romario është i bindur se Neymar në të ardhmen mund të bëhet lojtar edhe më i mirë se Lionel Messi.

Sport

17/11/2014 23:28

Ikona e Brazilit, Romario është i bindur se kapiteni aktual i Selecaos, Neymar mund të bëhet lojtar edhe më i  mirë se Messi.

“Ai ka gjithçka që duhet të ketë një lojtar që të bëhet më i madh se Messi”, tha sulmuesi legjendar për bashkëpatriotin në një intervistë për Revista Trip.

“Messi është është momentalisht pjesë e historisë së futbollit, mirëpo Neymar mund të ketë një impakt më të madh se ai”.

“Messi mund të mos luajë në ndonjë Kampionat Botëror tjetër, ndërsa Neymar ka tre dhe katër Botërore përpara tij, ku mund të tregojë vetën”, përfundoi Romario.