Neymar: Ky futbollist dua të transferohet në Barcelonë
Sulmuesi i Barcelonës, Neymar ka ftuar mesfushorin e Juventusit, Paul Pogba, që të transferohet në Camp Nou.

Sport
Neymar ka lavdëruar mesfushorin e Juventusit, Paul Pogba, duke i bërë thirrje që të transferohet në Barcelonë.
Ylli francez kërkohet nga shumë klube të mëdha, mirëpo braziliani dëshiron që Pogba të jetë bashkëlojtar i tij.
“Cili futbollist më ka impresionuar prej kur kam ardhur në Evropë? Përjashtuar bishat e zakonshme, do të thosha Pogba, e admiroj sepse ka personalitet dhe kualitete. Do të më pëqente të vinte në Barcelonë”, deklaroi Neymar gjatë një interviste për “Sport Week”.
“Juventus ka shumë futbollistë të mirë. Morata, Pirlo, Tevez të cilin e njoh prej kur vinte në Brazil për të luajtur me Corinthiansin. Por, Pogba është i madh”, u shpreh ai.