Neymar: Jam i gatshëm që të vdes në fushë për t’u kualifikuar në finale

Ylli i PSG-së, Neymar ka premtuar se do jep më të mirën për të siguruar kualifikimin në finale.

Sport

02/05/2021 16:09

City arriti që në ndeshjen e parë në “Parkun e Princave” të fitojë me rezultat 1 – 2, derisa gjithçka do vendoset në “Etihad” të martën e ardhshme, transmeton lajmi.net.

Optimist se PSG-ja do kualifikohet në finale është Neymar, që tha se është i gatshëm që të vdes në fushë për t’i ndihmuar “Parisienëve” të prekin finalen.

“Ne patëm një ndeshje të parë shumë të vështirë kundër Manchester Cityt, por duhet ta besojmë pavarësisht se çfarë thonë statistikat ose shanset tonë të përqindjes për të fituar”.

Unë mendoj se çdo parisien duhet të besojë në ne! Unë jam në vijën e parë, dhe unë do të jem luftëtari i parë që shkon në betejë për ekipin”.

“Do të jap më të mirën nga vetja dhe do të bëj gjithçka për ta rikthyer këtë pa marrë parasysh çfarë do qoftë, edhe nëse duhet të vdes në fushë”, deklaroi ai.

Përballja mes Cityt dhe PSG-së zhvillohet të martën me fillim nga ora 21:00./Lajmi.net/