Neymar: Humbja më lëndon, Messi shijoje titullin

18:20 | 11 Korrik 2021

Ylli i PSG-së, Neymar ka reaguar pas humbjes në finale të Kupës së Amerikës ndaj Argjentinës.

Brazili në finale u mposht nga Argjentina, ku vendosi goli i Angel di Maria, shkruan lajmi.net.

Neymar që u shpall lojtari më i mirë i turneut ka reaguar pas humbjes, derisa edhe ka uruar Messin për trofeun.

“Humbja më lëndon, është diçka që ende nuk kam mësuar të jetojë më të. Dje, kur humba, shkova të përqafojë lojtarin më të mirë në histori që e kam parë duke luajtur. Mikun dhe vëllain tim Messi, u ndjeva keq dhe i thashë: “Ti fitove ndaj meje”, ndihem shumë keq që humba. Por, ky djalë është i mrekullueshëm. Kam respekt të madh çfarë ka bërë për futbollin dhe sidomos për mua. E urrejë humbjen. Por, shijoje titullin tënd, futbolli ishte duke pritur për këtë moment. Urime miku im”, shkroi ai në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NJ 10 🇧🇷 (@neymarjr)

Ndërkohë, me trofeun e Kupës së Amerikës, Messi shihet si kandidati kryesor për Topin e Artë./Lajmi.net/